Delegacioni i kompanisë së njohur turke “Polin” ka qëndruar të mërkurën në Ulqin dhe arriti marrëveshjen me kryetarin e Komunës Fatmir Gjeka që gur-themeli për ndërtimin e parkut ujor në Shtoj të vendoset për Ditë të Ulqinit, mëson Portali Ul-info.
Kjo ditë, sipas dispozitave të Statutit të Komunës, është e shtuna e parë e prillit, e këtë vit i bie më dy prill.
Siç u paralajmërua më herët nga administrata lokale, “qyteti ujor” në pjesën e pasme të plazhit të madh është investim me vlerë 7.5 milion euro, i cili do të punësojë rreth 60 punëtorë dhe në mënyrë të konsiderueshme do të plotësojë ofertën turistike të Ulqinit.