Akva park: NËNSHKRUHET KONTRATA PËR PROJEKTIM

Akva park, MushroomDrejtori ekzekutiv i “Ulcinj akva park & Entertainment” Sahret Hajdarpashiq ka deklaruar për Portalin Ul-info se në fund të muajit të kaluar është nënshkruar kontrata për projektimin e parkut ujor në Shtoj.

Ai theksoi se nga shpejtësia e dhënies së kushteve urbanistike-teknike ne administratën lokale do të varet fillimi i realizimit të projektit me vlerë 7,5 milion euro.

Sipas fjalëve të tija, akva parku në Ulqin do të jetë atraksion i vërtet. “Në kombinim me detin, plazhin zallor dhe diellin jemi të bindur se do të bëjmë që dita e kaluar në Ulqin të jetë e paharrueshme. Qëllimi jonë është që ky qytet të fitojë atraksion të ri turistik dhe të adrenalinës, e cila pa dyshim do të paraqes animim të shkëlqyer për mysafirë, motiv të vijnë në Ulqin”, tha Hajdarpashiq dhe shtoi se eksperienca e Turqisë ka treguar që këto objekte do të thonë zgjatjen e sezonit dhe rritjen e të ardhurave.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi