Akva park: SHPALLET TENDERI PËR QIRADHËNIEN E TOKËS

Akva parkKomuna e Ulqinit ka shpallur sot tenderin i cili do të jetë i hapur një muaj dhe i cili ka të bëj me qiradhënien 30 vjeçare të tokës në Plazhin e madh për ndërtimin e akva-parkut.

Bëhet fjalë për sipërfaqen prej 25 498 metër katror, e cila jepet me qira për çmim fillestar prej 1,1 euro për m2.

Kompanitë e interesuara duhet të japin prova për xhiro vjetore jo më të ultë se 15 milion euro në nivel vjetor për tre vitet e fundit (2013/2012/2011), si dhe prova/referencat për realizimin e të paktën pesë projekteve të ngjashme në tre vitet e fundit.

Me kushte të tenderit theksohet që investimi nuk mund të jetë më i ultë se tre milion euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi