Për shkak të lajmërimit që në ndërtesën e komunës është vendosur bomba, punëtorët e qeverisjes lokale janë ftuar nga ana e policisë të lëshojnë këtë institucion. Përfaqësuesit e policisë dhe Shërbimit të mbrojtjes gjenden para komune, ndërsa pritet ardhja e Njësis intervenuese nga Podgorica e cila do të kontrollojë ndërtesën e komunës dhe do të vërtetojë a bëhet metëvërtet fjalë për bombë apo për alarm të rremë.
„Kjo është procedurë e zakonshme“, është thënë Portalit UL-info nga drejtuesit e komunës së Ulqinit.
Epizodë e ngjashme ka ndodhur në shtator të vitit 2011.
Për shkak të ngjarjes së sotme mbledhja e Kuvendit komunal të Ulqinit do të mbahet në hotelin „Mediteran“. Fillimi i saj është paralajmëruar për orën 11.