ALARM: SHTETASIT E HUAJ, TË KTHYERIT NË KRYERJEN E VEPRAVE PENALE

Dy incidentet të rënda që ndodhen kohët e fundit në Ulqin janë arsye për të nisur analizën urgjente të punës së organeve kompetente shtetërore.

Kështu, për shembull, shtetasi i Kosovës Shaban Hyseni, i cili të mërkurën rreth mesnatës në qendër të Ulqinit ka qëlluar në pesë persona, para tre viteve ka plagosur një Ulqinak. Mbasi që një kohë të shkurtër ka qëndruar në burgun e Spuzhit, i është ndalur hyrja në Mal të Zi. Hetimi duhet të tregoj si ka ardhur prapë këtu dhe nga e ka pushkën e shkurtuar gjysmë automatike.

Po ashtu, njëri nga anëtarët e bandës grabitëse, e cila ka vepruar në Ulqin këtë verë, shtetasi i Shqipërisë A.N. (19) nga Shkodra, para kësaj po ashtu ka kryer vepër të rëndë penale në Mal të Zi, ndërsa derisa vendimin e gjykatës e ka pritur në liri, i është bashkuar grupit kriminal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi