Alarm: TË RINJTË NË ULQIN JANË JOAKTIV DHE SHPESH LUAJNË BIXHOZ

Horizonti i riHulumtimi të cilin pak kohë më parë e bëri OJQ “Horizonti i ri” tregon që bixhozi është dukuria më e përhapur shoqërore tek të rinjtë në Ulqin.

Këtë qëndrim ka një e pesta e të anketuarve (20 për qind), diçka më pak (17 për qind) mendon se është depresioni dhe apatia, si dhe mungesa e informacionit dhe neglizhenca për shëndetit reproduktiv dhe mendor, ndërsa dy për qind më pak (15 për qind) mendon që dukuritë më të pranishme janë narkomania dhe dhuna.

Anketa po ashtu ka treguar që vetëm një e katërta e të rinjve (24 për qind) merr pjesë në ndonjë aktivitet shoqëror.

Gjëja më e rëndësishme në jetë për 16 për qind të të rinjve është shëndeti, dy për qind më pak në vend të parë vejnë arsimimin, deri 13 për qind e Ulqinakëve të rinj prioritet kanë punësimin. grafiku

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi