Nëse Xylella fastidiosa, bakteri fitopogen nga Italia kalon përtej Adriatikut, Kroacia do të mbes pa ullishta dhe vaj ullirit, shkruan “Slobodna Dalmacia”.
Në Istria është vërejtur tharja e degëve në ullinj, por akoma nuk është vërtetuar a bëhet fjalë për bakterin e rrezikshëm nga i cili frikësohen ullishtarët nga e gjithë BE-ja, apo kemi të bëjmë me diç tjetër.
Xyllella fastidiosa mbërriti këto ditë edhe në Francë. Sipas medieve të atjeshëm është vërejtur në bimën e kafes në një treg në rrethinën e Parisit.
Bakterin e rrezikshëm e përcjellin insektet, është e qëndrueshme në mjetet standarde të mbrojtjes, ndërsa e vetmja mënyrë për shkatërrimin e saj është heqja e tërësishme e bimës së infektuar.