Qentë e shumtë endacak në rrugët e Ulqinit janë bërë kërcënim serioz për qytetarët e këtij qyteti.
Kështu, të mërkurën, pesë persona kërkuan ndihmë nga mjekët e Urgjencës së Ulqinit për shkak të kafshimeve të këtyre kafshëve.
E gjitha kjo ndodhi mu në qendër të qytetit, ku qarkullon jo vetëm numri më i madh i qytetarëve, por edhe të fëmijëve shkollor.