Alban RRAHMANI: FROM ULQIN,WITH LOVE!

Me njat’ mall për ujin
Qi t’vjedhke zallin ndër duer,
Me njat’ zell t’zojave t’randa,
Qi metshin tuj ba naze vere,
Thrritke i vlueshmi Ulqin.

M’ardhke si e vrant’ pamja kote
Kur më mungojshe deri n’verë
E nuk dojasha qi me trazue
Qetësin’ tande kryenaltë
Se inat’ më marrke deti idhnak.

Për nji serenat’ vaji
Të trazueme deri n’fund gotës
Për nji puthje deri n’dehje
Pritke kryenaltë edhe nji verë
I dehuri Ulqin!

Ulqin, 14.8.2013

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi