“Albatrosi” u ngrit: PËR NJË TË TRETËN MË MIRË SE VITIN E KALUAR

“Këto ditë në objektin tonë ka për një të tretën më shumë mysafirë se vitin e kaluar në të njëjtën periudhë, ndërsa efektet financiare janë po ashtu shumë më të mira”, deklaroi drejtori ekzekutiv i këtij hoteli Xhemal Bushatliq.

Ai për Ul-info tha që ky trend pozitiv do të vazhdoj deri me 25 gusht, si dhe pret që, për shkak të lajmërimeve dhe rezervimeve, “Albatrosi” edhe në shtator do të jetë mirë i mbushur.

Bushatliq tha që shumica e mysafirëve janë Rus, rreth 40 për qind, e pas tyre vijnë turistët nga Çekia, Kosova, Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina. “Dy të tretat e mysafirëve në hotelin tonë janë ato që vijnë me aranzhime të agjencive, një të tretën ato që vijnë individualisht”, tha ai duke shtuar që Rusët rrinë të paktën dy javë.

Sipas fjalëve të tija, ditët e kaluara kishin probleme me rrymë, ujë dhe zhurmë. “Problem i veçant për ne është kalimi i mysafirëve me autobus, i cili krijohet nga ish hoteli “Galeb” deri tek Plazhi i grave”, tha ai.

Kjo ndërmarrje i paguan rregullisht të gjitha detyrimet ndaj punëtorëve dhe ndaj shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi