Albulena: FITUAN 20 MEDALJE NË TURNEUN NË SARAJEVË

Albulena (2)Garuesit e Kik boks klubit “Albulena” në krye me trajnerët Agron Ujkashi dhe Jasmin Hot kanë arritur rezultat të madh në Grand Prix në Sarajevë, i cili u mbajt gjatë fundjavës.

Ato, në konkurrencën e 540 garuesve nga shtatë vende, kanë fituar 20 medalje: 2 të arta, 6 të argjendta dhe 12 të bronzta.

Medalje ari fituan Ardit Astafa, i cili përveç medaljes së arit fitoi edhe kupën për garuesin më të mirë në disiplinën Kick light, dhe Kadro Mollabeqiri.

Me medalje të argjendtë u stolisën: Amir Salaj, Antonio Lukiq, Ardian Ardi Gorana, Art Ujkashi, Basro Sadiku dhe Sara Lukoviq,  gjersa medalje të bronzta fituan: Amin Malushi, Amina Sadiku, Antonio Lukiq, Ardian Zaga, Darko Glenxha, Faruk Hasanaga, Kadro Molabeqiri, Mark Elezoviq, Melind Hasanaga, Refik Refko Molabeqiri, Sergej Karagjinoviq dhe Seki Shexx Asanović.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Ulqini dhe Tivari: Një qytet në dy lokacione

Gjeografia dhe historia, e njëjta plastikë e tokës, të njëjtat dhimbje, Mesdheu dhe ëndrrat e mëdha, gjithmonë i kanë lidhur Ulqinin dhe Tivarin. Nëse kësaj lidhjeje i shtohet edhe qëndrueshmëria kohore, e gjithë kjo së