Anëtaret e klubit “ALBULENA” Ulqin morën pjese ne turneun ndërkombëtare “Grand Prix Bosnia & Hercegovina 2019” i cili u mbajt me 23.02.2019 ne Sarajeve.
Ky turne është i vendosur ne kalendarin e WAKO Federata Botërore e Kickboxit dhe konsiderohet si turneu me masiv ne regjion.
Garuesi ynë me i suksesshme ishte Lazar Klikovac, ne disiplinën Low Kick, ku fiton vendin e pare ne kategorinë -86 kg. per junior dhe vendin e dyte ne te njëjtën kategori per seniorë. Ai fitoi finalen ne rundën e dyte me ndërprerje dhe meçin eliminues per seniorë me nokaut teknik.
Medalje te argjendta: Basro Sadiku-Kick Light, Kadro Mollabeqiri-Point Fight, Antonio Lukiq-Kick Light, Ardian Gorana dhe Art Ujkashi-Point Fight.
Medaljet bronze: Sara Llukoviq, Edon Krasniqi, Nece Mollabeqiri-Point Fight dhe Kadro Mollabeqiri-Kick Light.
Falënderojmë sponsorët qe mundësuan pjesëmarrjen tone ne ketë gare:Unioni Demokratik i Shqiptarëve, SOLARIS, GRADJAKOMERC, MILLENIUM dhe SARS.