Hulumtimi i OJQ Aleanca qytetare ka treguar që 79 përqind e pacientëve është e pakënaqur me trajtimin në spitale për shkak të pritjes së gjatë në marrjen e ndihmës, derisa 21 përqind e të anketuarve nuk ka pas eksperiencë me pritje të gjata. Që shkaku i pritjes është hyrja në ordinanca me lidhje apo pa rend, mendon 68 përqind e pacientëve, që është diçka më pak në krahasim me hulumtimin e mëhershëm kur një mendim të tillë e kanë ndarë 86 përqind e të anketuarve, shkruan DAN, e transmeton BAR-info.
“Nga kjo 51 përqind më rrallë kanë objeksione në fenomene të tilla. 32 përqind e pacientëve mendon që në korridore çdo gjë funksionon sipas rregullave. Mjekët nga Tivari megjithatë e zvogëlojnë rendin në korridore, në mënyrë që, siç pohon monitoruesi ynë nga bregdeti, familjarët i shtinë në dhomat e veta të punës, ku në mënyrë suptile në mes tymit të cigares kanë veti ti lajmërojnë ato që me një shumë të caktuar parash, shërbimi mjekësor, të cilin përndryshe e paguajmë, mund të jetë më i mirë”, është deklaruar nga Aleanca qytetare.
Nga udhëheqësia e Spitalit të Tivarit “Dan” nuk arriti të fitoi koment në akuzat e dhëna, ndërsa shefi i kirurgjisë dhe ish drejtori i këtij institucion Zoran Srzentiq i porositi pacientët të cilëve u është kërkuar ryshfeti ta lajmërojnë atë organeve kompetente. Ai tha që asgjë nuk mund të procedohet pa emra dhe prova konkrete.