Partia Demokratike, Forca E Re Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi si dhe grupit qytetar Lëvizja-Tuz formuan koalicionin parazgjedhor “Aleanca Shqiptare”.
Siç mëson Portali Ul-info, në krye të kësaj liste do të jenë Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Saubih Mehmeti.
“Ky koalicion do të jetë lista me madhe e gjithpërfshirēse zgjedhore që do të përfaqësoj shqiptarët nga të gjitha trevat e Malit të Zi, në mënyrë dinjitoze dhe me krenari”, deklaroi Gjeka.
Aleanca Shqiptare do të dorëzojë sot listën e saj në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve në Podgoricë.