Sot, në emër të Aleancës Shqiptare, kam marrë pjesë në takimin e mbajtësve të listave zgjedhore me Presidentin e Malit të Zi.
Në këtë takim i tregova Presidentit dhe të pranishmëve të vërtetat e hidhura për shqiptarët në Mal të Zi:
– Që Ulqini kur është bërë pjesë e Malit të Zi ka qenë qyteti më i pasur, kurse sot është nga më të varfërit,
– Që Ulqini është i vetmi qytet pa marinë dhe port detar,
– Që nga Ulqini paguhen së paku 22 milion euro TVSH në vit në Buxhetin e Malit të Zi dhe kthehen shumë pak investime,
– Që trashëgimia jonë kulturore po na sulmohet shpesh e më shpesh nga Kisha Orthodokse Serbe si në Ulqin, ashtu edhe në Krajë e Martinaj,
– Që është për t’u habitur që nuk kemi asnjë gjykatës shqiptar në gjyqet e larta, në Gjykatën e Apelit, Gjykatën Supreme dhe Gjykatën Kushtetuese,
– Që politizimi i administratës ka degraduar kualitetin e shërbimeve bile edhe të arsimit,
– Që centralizimi dhe unitarizimi i administratës do ta dëmtojë edhe më rëndë pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi.
Sidoqoftë, e ceka gatishmërinë të faktorit politik shqiptar që të hapim dialogun për këto çështje dhe të flasim hapur.
Në takim u pa edhe diçka interesante: përveç meje dhe mbajtësit të listës së Forumit Shqiptar në këtë tryezë nuk ka dërguar kush shqiptarë të tjerë! Një fakt më shumë se pse duhet të votohen listat e shqiptarëve e jo listat e dekoruara me ndonjë shqiptarë tek e tuk.
Bartësi i Listës“AleancaShqiptare“ (Partia Demokratike – FORCA – LDnëMZ – Lëvizja për Tuz)
Genci Nimanbegu
(Foto, Pobjeda)