Forcimi i shkrim-leximit mediatik është thelbësor për zhvillimin e një shoqërie të hapur dhe demokratike. Me fuqizimin dhe ngritjen e nivelit të vetëdijes së qytetarëve për rëndësinë e mediave, mënyrën e funksionimit të tyre, por edhe ndikimin që kanë mediat – forcohet rezistenca ndaj përmbajtjeve të dëmshme mediatike dhe ndikimeve të dëmshme që mund të gjenden në media.
Prandaj tani dhe këtu nevojitet edukimi mediatik i cili është një proces përmes të cilit një person bëhet i arsimuar nga pikëpamja mediatike, që do të thotë se ai vëzhgon, analizon dhe kupton në mënyrë kritike ndikimin e përmbajtjeve mediatike.
Ky edukim mund te zhvillohet ne menyre formale, permes aktiviteteve te atyre subjekteve qe jane te detyruar per te mbrojtur dhe per te edukuar femijet, siç eshte sistemi arsimor, dhe ne menyre jo formale, per shembull, permes trajnimeve te organizatave joqeveritare. Rolin dhe detyrimin per zhvillimin e alfabetizmit mediatik e kane subjektet e ndryshme – shtetet permes institucioneve, siç jane ministria e arsimit, kulturës dhe mediave, të drejtave të njeriut dhe pakicave ose organet rregulluese per komunikim, prinderit dhe kujdestaret.
Mali i Zi ndodhet ne fazat e hershme te zhvillimit te alfabetizmit mediatik, por ekziston interesimi dhe perparimi midis institucioneve dhe organizatave qe merren me temen e mediave dhe te arsimimit.
Sipas Indeksit te Alfabetizmit Mediatik te Fondacionit te Shoqerise se Hapur, Mali i Zi renditet shume ulet: ne vendin e 32-te nga 35 shtete. Ky problem eshte vene ne dukje ne vitin 2017 ne analizen e JUFREX per sektorin mediatik ne Mal te Zi, ku thuhet se ky vend i takon grupit te shteteve evropiane qe jane ende ne fazen e pare te zbatimit te alfabetizmit mediatik permes kuadrit ligjor.
Kjo situatë është për të ardhur keq sepse lënda e shkrim-leximit mediatik ekziston prej 16 vitesh si lëndë zgjedhore në shkollat e mesme në Mal të Zi, por ende nuk është bërë përparim thelbësor në këtë drejtim.
Prandaj, arsimimi mediatik duhej të bëhej lëndë e detyrueshme për të gjithë nxënësit e shkollave të mesme dhe të futej në mënyrë të përshtatur në shkollat fillore. Malit të Zi e humbi avantazhin strategjik që kishte në raport me të gjitha vendet e tjera, jo vetëm të rajonin.
Reflektimi kritik është tashmë, pas shfaqjes së fenomenit të lajmeve të rreme, e vetmja mënyrë për të ruajtur integritetin.
Mediat e reja dhe teknologjitë e reja mediatike, të cilat jo vetëm janë dëshmuar se janë një mjet që na lehtëson jetën, siç janë objektivisht, por janë provuar edhe forma të mundshme të komprometimit të çdo gjëje në një shoqëri demokratike.
Prandaj, është e nevojshme që të gjithë qytetarët të kenë njohuri mediatike, nëse duan të funksionojnë si njerëz të lirë në një shoqëri demokratike.
“Për të qenë në gjendje të marrim vendime të rëndësishme për ne si individë, për familjet tona, për disa nga bizneset tona dhe për komunitetin, duhet të kemi informacion të mirë. Duhet të dimë se ky informacion është i saktë dhe se është vendosur në kontekstin e duhur. Mediat duhet të jenë besnike ndaj audiencës së tyre dhe jo vetëm ndaj pronarëve dhe partive politike, të cilat ndoshta financojnë mediat”, thotë gazetari malazias Dushko Vukoviq.
Ai tha se është e rëndësishme që qytetarët të shikojnë me objektivitet mediat dhe përmbajtjet që shpërndajnë.
“Përmes reklamave, përmes përmbajtjeve të ndryshme të tjera, të gjithë ata që kujdesen për paranë, e jo për edukimin e fëmijëve, do të ofrojnë lloj-lloj gënjeshtrash shumëngjyrëshe, sepse qëllimi i tyre është fitimi. Është e rëndësishme t’i mësoni fëmijët të njohin kur dikush u ofron diçka, jo sepse është e mirë për ta, por sepse dëshiron të fitojë para prej tyre. Ne nuk mund t’i ndajmë fëmijët nga lojërat dhe gjithçka që ofron media moderne, por mund t’i mësojmë ata të pranojnë përmbajtjen në një mënyrë tjetër”, shton ai.
Së fundmi në Mal të Zi ështe perfunduar puna në Ligjin per sherbime mediatike audiovizive, në perputhje me Direktivën e BE-së për shërbimet mediatike audiovizive, që do te mundësojë mbrojtje më të mirë dhe mëcilesore të të miturve nga përmbajtjet e dëmshme.
Ky tekst është krijuar në kuadër të projektit “Lexo saktë” i cili realizohet nga OJQ “UL Info”, në partneritet me OJQ “Punta Institut”, në kuadër të projektit rajonal “Media jonë – Iniciativa për përmirësimin e shkrim-leximit mediatik , dialogu dhe aktivizmi”, të cilin e realizon Rrjeti i Evropës Juglindore për Profesionalizimin e Mediave, me mbështetjen e BE-së dhe Ministrisë së Administratës Publike të Malit të Zi. Përmbajtja është përgjegjësi e vetme e UL Info dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian.