Ahmet Xhevdet Pasha, autor i librit Tezakir-i Xhevdet ka lindur me 26 Mars 1823 ne Lofca te Bullgarise se sotshme. Pasi perfundoi shkollen fillore ne vendlindje, ne vitin 1839 shkoi ne Stamboll per t’u regjistruar ne medrese. Pasi emerohet si myderriz, ai meson persisht e frengjisht. Ka studiuar dhe shkencat e tjera si: matematike, filozofi, kozmografi, etj. Ai ishte historian, jurist dhe poet i shquar.
Ka punuar pune te ndryshme administrative ne vende te ndryshme te Perandorise Osmane. Pasi perfundoi tre vellimet e para te librit Tarih-i Xhevdet ne vitin 1854, ia dhuroi nje kopje sulltan Abdulmexhidit, ku nje vit me pas, pasi ky i fundit e pelqeu vepren e tij, emerohet si vaka`nuvishistorian zyrtar i shtetit Osman, ku kjo detyre do t’i zgjaste plot dhjete vjet, nga viti 1855 e deri ne 1865. Nderkohe, gjate kesaj kohe ku punoi ne shume vende te Perandorise shkroi shume libra ne fusha te ndryshme e ne menyre te vecante ate te historise ku nder me te spikaturit mund te permendim Tezakiri Xhevdet dhe Ma`aruzat. Po ashtu si jurist qe ishte shkroi edhe Mexhellen me 1851 nene, te ndare ne gjashtembedhjete kapituj, mund te themi qe po te flasim me gjuhen e sotme te drejtesise, kjo veper do te perfshinte te drejten civile dhe metodologjine e se drejtes. Per te vendosur rendin dhe qetesine ne sanxhakun e Shkodres nga kryengrites dhe ata qe bashkepunonin me vendet fqinje, te cilet shkaktonin rremuje ne kete zone, popullsia vendase me ane te nje telegrafi kerkoi nga Porta e Larte nje siguri me te madhe. Per kete, me 21 Rebiulahir 1278 / 26 tetor 1861, Ahmet Xhevdet Pasha emerohet si komisar i ketij sanxhaku ne vend te Abdi Pashes qe sapo kishte dhene doreheqje. Gjate periudhes se qendrimit te tij ne Shkoder ka shkruar kapitullin e XVIIIte te librit Tezakir-i Xhevdet, i cili ishte rezultat i shenimeve te mbajtura gjate kohes sa ai ishte me detyre atje. Por, me vone pasi ia hedh nje sy shkrimeve te tij, librin e boton ne kater vellime, i cili permban njezete e nje kapituj.
Autori ne kete liber, na rrefen politikat e asaj kohe, intrigat, lufterat, gjendjen shoqerore e morale, traditat e ndryshme shqiptare, qofshin ato te krishtera apo islame ne sanxhakun e Shkodres. Pervec numrit te popullsise, besimeve te tyre, tregon edhe per kombesite qe kishin kazate, mahallat apo fshatrat e ketij sanxhaku. Po ashtu ne te tregohet qarte edhe per taksat e ndryshme qe paguanin qytetaret si edhe numrin e sakte te ushtareve qe jepnin keto vende ne rast nevoje. Vendet qe perfshihen ne sanxhakun e Shkodres ishin keto: Kazaja e Shkodres, Ulqinit, Zadrimes, Lezhes, Dukagjinit, Mirdites, Tivarit, Podgorices me Spuzhin, Gucise dhe Zhabjakut, etj.
Kapitulli i XVIII-te i librit Tezakir-i Xhevdet i cili na rrefen per sanxhakun e Shkodres, nder te tjera per kazan e Ulqinit tregon se ai ishte nje vend bregdetar dhe se ndodhej ne perendim te Shqiperise. Popullsia e ketij vendi ishte me e sjellshme, dhe meqenese merrej me tregtine detare, nuk ishte e vrazhde si vendet e tjera qe gjendeshin perreth. Kjo kaza kishte plot tetedhjete anije tregtare, por gjate stines se dimrit ngaqe moti ishte i papershtatshem per to, ato i terhiqnin ne limanin e Shengjinit apo ne limanet e tjera afer tij.
Ahmet Xhevdet Pasha tregon se Kazaja e Ulqinit perbehej prej Kasabase se Ulqinit, mahalles Mera, fshatit Shtoj (Ishtoj) qe ishte pjese e kesaj mahalle, si edhe pese fshatrave qe ndodheshin perreth kesaj kasabaje e qe ishin pjese e kazase se Ulqinit. Sipas librit ne fjale e gjithe kazaja e Ulqinit ishte e banuar me popullsi shqiptare. Autori vazhdon me tej duke thene se Kasabaja e Ulqinit numeronte 456 (katerqind e pesedhjete e gjashte) familje nga ku 454 (katerqind e pesedhjete e kater) prej tyre ishin te besimit islam, 2 (dy) prej tyre ortodokse dhe asnje katolike. Kurse mahalla e Merase kishte 7 (shtate) shtepi nga ku 6 (gjashte) prej tyre ishin katolike dhe 1 (nje) ortodokse. Fshati Shtoj i cili i perkiste kesaj mahalle kishte vetem 21 (njezet e nje) shtepi katolike. Ndersa pese fshatrat e tjere te kesaj kazaje numeronin plot 174 (njeqind e shtatedhjete e kater) shtepi nga ku 86 (tetedhjete e gjashte) prej tyre i perkisnin besimit islam, 87 (tetedhjete e shtate) atij katolik dhe vetem 1 (nje) ortodoks. Kurse totali i shtepive ne kazane e Ulqinit ishte 658 (gjashteqind e pesedhjete e tete) shtepi, nga ku 450 (katerqind e pesedhjete) prej tyre i perkisnin besimit islam, 114 (njeqind e katermbedhjete) besimit katolik dhe 4 (kater) atij ortodoks.
Xhevdet Pasha pohon se popullsia e meshkujve ne kete kaza mendohet te kete qene me teper se 3500 (tri mije e peseqind) banore. Duke iu referuar faktit se ne shtetin Osman ishte rregull qe gjate regjistrimit te popullsise te regjistroheshin vetem meshkujt, dhe duke iu referuar kesaj shifre, mund te pohohet qe popullsia totale e kesaj kazaje te kete qene rreth 7000 banore. Kurse mahalla e Merase kishte 6 (gjashte) shtepi katolike-latine, dhe se njeri nga te zotet e ketyre shtepive i quajtur Toshi ishte shtetas Osman qe moti, por i ati i tij, Toma nga qe kishte pasur mbrojtjen franceze sa ishte gjalle, ka bere qe edhe i biri i tij Toshi te mund te merrte pasaporten franceze. Po ashtu ne kete mahalle kishte edhe nje shtepi ortodokse me pronar Gjuron nga ku i ati i tij Niko kishte ardhur para gjashtedhjete viteve nga Kotori. Ai me pretekstin se kishte prejardhje austriake nuk i paguante taksa shtetit osman. Kurse fshati Shtoj numeronte 21 (njezet e nje) shtepi katolike- latine, dhe se gjate diteve te dimrit malesoret e Shkodres (Kelmendit) vinin te jetonin ne kete vend, kurse veres ktheheshin ne malet e tyre. Keta nuk paguanin taksen e ushtrise me pretekstin se komuniteti i tyre ishte i liruar qe me perpara. Numri total i familjeve vendase te regjistruara ne regjistrin e taksave ne Ulqin ishte 635 (gjashteqind e tridhjete e pese) shtepi. Nga kjo na rezulton se vetem 23 (njezete e tre) shtepi nuk paguanin taksa, pasi nuk ishin te regjistruara ne regjistrin e taksave te kesaj kazaje. Po ashtu libri na tregon saktesisht edhe per tatimet qe jepte Kazaja e Ulqinit. Tatimet e vjelura nga malli ishin 22793 kurush, te ardhurat per ushtrine 5000 kurush, tatimet nga e dhjeta (yshri) 46061 kurush dhe tatimet e shitblerjeve 17233 kurush, nga ku totali i ketyre tatimeve arrinte shifrat 91087 kurush. (Islam-ul.com)