Ali Cenaj: ULQINI NUK RA, KANË RËNË NUSET

Ali CenajVetëm për ata me mungesë të informacionit elementar për të bëmat e të pabëmat gjatë gjithë këtyre viteve pluralizëm në skenën politike te shqiptarët në Mal të Zi, zgjedhjet e fundit dhe “rënia” e Ulqinit është befasi. Rezultati që partinë e kryeministrit Gjukanoviq në këtë komunë, për herë të parë pas 24 vitesh e solli në krye të listës së partive më të votuara, jehoi si bombë.

“Ra Ulqini”, “E humbën Ulqinin”, “Ulqini në duar të malazezëve”, ishin titujt që mbase për herë të parë sollën këtë qytet në krye të mediave shqiptare. Si pas Kongresit të Berlinit, 136 vjet më parë kur Ulqini vërtet ra. Dhe pastaj, si në kohë betejash vendimtare, vargohen thirrjet, apelet, lutjet, nga të gjitha anët për partitë që në akronime kanë nga diçka shqiptare, të bashkohen dhe të na e shpëtojnë fytyrën. Se, o burra, ta shpëtojmë Ulqinin.

Parë nga larg me syrin e dikujt që nuk e ka informacionin sadopak relevant për atë çka ka ndodhur dhe si kanë shkuar punët në skenën politike të shqiptarëve në Mal të Zi, që nga zgjedhjet e para shumëpartiake, 24 vjet më parë, kur ende besohej në ideale. kur trupi zgjedhor i shqiptarëve në Ulqin ishte unik dhe pa asnjë përjashtim, si me plebishit, votoi partinë atëherë të vetme shqiptare që tani nuk arrin të fitojë as një këshilltar, rezultati në të cilin DPS i Gjukanoviqit e cila në Ulqin, ç’është e vërteta udhëhiqet e përbëhet nga shqiptarë, me nënë e me babë, doli fitues edhe pse me vetëm një këshilltar më shumë, mund t’i duket edhe tragjik. Sidomos kur nuk thuhet qartë se partitë politike të cilat, kur e do puna, u pëlqen të quhen shqiptare, kanë fituar më shumë se dyfishin e këshilltarëve dhe, po deshën, për çka vështirë të besohet, mund të bashkohen dhe të riformojnë koalicionin që vetë e prishën duke e çuar qytetin në zgjedhje të jashtëzakonshme.

Po deshën, askush s’ua ndalon por vështirë të pritet kjo nga trimat e gatshëm që për një plesht t’ia vënë flakën, jo vetëm jorganit. Apo, në këtë rast të sillen, si ajo nusja që për inat të vjehrrës shkon në shtrat me mullisin.

Në të vërtetë në këtë situatë, mullisi i Podgoricës është në pozitë shumë më të lakmueshme. Madje të zgjedhë cilën nga nuset e dëshiron ta ketë në shtrat. Vetëm t’ua lejojë një grimë pushtet. Një zhallogë.

Nëse dikush duhet të ndjehej i turpëruar për nuset në shtratin e mullisit, ata më së paku janë votuesit që nxorën këtë rezultat.

Janë po ata votues që në fillimet e pluralizmit kur iu dha mundësia të votojë për vete, patën tejkaluar çdo ndasi dhe pa përjashtim, votuan partinë atëherë të vetme shqiptare. Megjithatë shumë shpejt partitë e mëhallëve që u formuan ndërkohë, manifestuan adoleshencën politike me ambiciet e sëmura për t’u rehatuar në habitatin e vetë të ngrohtë si ajo miza nën bisht të kalit.

Efektet tash i kemi me zgjedhjet e fundit.

I dëshpëruar për të satën herë me shegertllëkun e të zgjedhurve të vet që aq padinjitetshëm luanin rolin e korrierit, që votën e shisnin aq lirë në Podgoricë,votuesit nisën të rezonojnë ndryshe. T’i lirojnë nga mundimi i korrierit.

Dhe t’u tregojë se nuk janë të dënuar t’i votojë vetëm ata.

Ulqini pra, nuk ka rënë, kanë rënë nuset. (Zëri.info)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

KONCERT “ZAUSTAVITE RAT – NDALENI LUFTËN”

Media for All: NË ULQIN MBAHET KONFERENCA E MEDIAVE RAJONALE

Horizonti i Ri: TUBOHEN PËRFAQËSUESIT E MEDIAVE KRYESORE NË GJUHËN SHQIPE

Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA
Komuna: SOT FILLON ASFALTIMI I RRUGËVE TË GËRMUARA

  Komuna e Ulqinit njoftoi se të premten do të fillojë asfaltimi i rrugëve të gërmuara, i cili do të zgjasë disa ditë. Vetëqeverisja lokale u ka kërkuar falje qytetarëve që kanë vuajtur nga kjo situatë,

CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT
CEDIS: TË PREMTEN PA RRYMË NJË PJESË E KOMUNËS SË ULQINIT

Nga Sistemi malazez i elektroshpërndarjes (CEDIS) thanë për Portalin Ul-info se të premten, më 24 qershor, në periudhën prej orës 08 deri në 14,30, pa energji elektrike do të jetë pjesa e Qytetit përballë

Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR
Komuna: BEQIR SELLA KANDIDAT PËR ZËVENDËSKRYETAR

  Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike, Beqir Sella, është kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit, mëson Portali Ul-info. Ai është deputet i asaj partie në Kuvendin komunal dhe kryen edhe

Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit
Forca: Sabri Salaj kandidat për nënkryetar të Komunës së Ulqinit

Në mbledhjen e KQ të Forcës së Re Demokratike të mbajtur me 22.06.2022, z. Sabri Salaj, nënkryetar i partisë është votuar njëzëri kandidat për nënkryetar i Komunës së Ulqinit.   Sabri Salaj ka lindur

Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM
Deti jonë: RRETH 50 LLOJE PESHKAQENË NE ADRIATIK, VETËM DISA TË RREZIKSHËM

Dr Niksha Glaviq nga Instituti për Detin dhe Bregdetin e Universitetit të Dubrovnikut tha se peshkaqenë gjithmonë ka në Adriatik, vetëm se të shohësh kaq afër bregut është e rrallë dhe shkakton emocion