Liria kërkon njerëz të lirë
Kërkon njerëz bujarë me zemër të madhe
Sot ku t’i gjejmë këto qënie zemërbardhë
A janë gjëkundi?
Mos vallë kanë frikë nga hija e vet
e fjalët s’u dalin nga zgavra e mykur e fytit.
Demokracia kërkon kulla pa kufij
Godina me mure guri që s’tunden nga tërmetet
Shtëpi me oxhak në kulme që nxjerin tym zjarri ngrohtësie
Ku shkëndijat e shpresës prore ngadhnjejnë
e falin dritë e madhështi.
Në kemi lindur në kohë jo normale por kemi jetuar normal
Nuk kemi patur pelena e pampersa
nuk kemi urinuar në shtrat
Na kanë mësuar ku e ka vendin shurra
Nuk kemi përmjerrë truallin e të parëve as vend e pa vend.
Brezi im është rritur me cicërimën e këngëve të zogjëve
me ninula na kanë venë në gjumë në djep druri
Trupin na kanë mbështjellë me pelhurëtë bardhë
bërë në tezjehë
Na kanë shtërnguar me ndrija
E mbi kokë ka qendruar gjysëmrrethi
– harku i ylberit na i ka hapur sytë për të parë botën .
Brezi im në sofër i ka mbledhur dramcat
Bukën e kemi puthur tri herë dhe ekemi vënë në ballë
-na ka mbajtë shpirtin
Drithi i arave tona na mbajti gjallë dhe na ka burrëruar.
Brezi im e ka grahë bicikletën pa helmetë në kokë
-pa pedalime me çizme me pulla.
Në dimer xhepat i kemi mbushur me fiq të thatë
– geshtenja të pjekura në prush.
Ujin e kemi pirë me kovë
e nga zorrët që ujitnim kopshtinjët
asnjëherë s’na kapi zverdhimi as shkuarjestomaku.
Cigarën e kemi thithë me radhë
-tymin në hapsirë e kemi lëshuar në rrathë.
Kur doli në shitje coca- cola
-shishën e kemi ndarë me shokë.
Brezin tim s’e ka helmuar ideologjia
Brezit tim nuk i është shitur drogë para shkollës
Brezit tim asnjëherë nuk i është thënë hajdut
Brezi im nuk ka mbathur këpucë me lustër
Brezi im ka mbushur çantat me fletor
-fletoret i ka mbushur me shkrime e shenime
Brezi im ka shkruar me lapsa plumbi
Brezi im nuk ka patur lap- top
Brezi im kompjuterin e ka pasë në kokë.
Brezi im zemrën e ka mbushur me bujari
Brezi im e mban hapur guacën në krahrorin e tij.
Brezi im në Rumi ka dalë me gurë në krah
Me këngë maje krahu në ditën e bjeshkës
Gjithmonë e kemi bërë festën.
Brezi im gjithmonëstoik në rrugëtimet e jetës.
Kush nuk i njeh shtigjet
Doemos do bienjë ditë në rrjetë marimangash.
Krajë, 19.11. 2016