BOTË TEVEQELE
Unë lahem, ti lahesh, ai lahet
Në shumës lahemi, laheni , lahen
Gjininë tjetër e mënjanova sot
Ato le të lahen vet kur të duan.
Të gjithë lahen në këtë botë mëkatësh
Thonë se këtu paguhen të gjitha
Po në botën tjetër a mbetet ndonjëri të lahet?
Ju thoni si të doni por asnjëri s’erdhi nga ajo botë
(pse s’erdhën as edhe njëherë)
Siç duket u mbarua uji atje
Për të shpërlar bëmat e botës teveqele.
Kjo botë qenka e lidhur me vargonj
Hallka e zinxhir me rrjetë marimangash
Jo, them çurrilat e ujit rrjedhin gjithandej
Por asesi të pastrojë botën teveqele.
Sot s’po shohim vetën në pasqyrë
Udhët e pafundëta na shtrojnë sofrën
Asesi të bie shi të na kujtojë lagëjen
Sado pak dhe larjen.
Kur rreshtohemi për lutje
Njëzërit brohorisim falim, falim…
Falim nga se toka toka i merr me vete mëkatët.
I merr me vete mshehtësitë , i ruan
I merr me vete të palarat tona
E bota tefveqele mendon se falë e vetëm falë.
Por të pa larat na përcjellin edhe atje
Të palarat mbesin edhe nën dhe
Edhe pse bota këtu është teveqele.
BURRAT TRADHTOJNË MË PAK SE GRATË
Burrat tradhtojnë më pak se gratë
Ata nuk i shohin kurrë rrobat e tyre
Burrat gratë i zhveshin me sy
Burrat në fantazi shohin
Gjinjë të fryrë, kofshë lakuriqe
Vithe gjysmë bostanë dhe barqe të dalë
Kjo u mjafton që botën ta kenë të tyrën.
Gratë kanë syrin e keq
Nëse të shikojnë në sy të hedhin për tokë
Fantazia i çon atje ku synojnë
E ngjyrën e leshrave shpesh e ndryshojnë
Gratë tradhëtojnë më shumë tradhëtojnë
Kjo është sot dhe gjitmonë ishte
Nuk thonë kot gruaja shejtanin e fut në shishe.
GËZUAR QOFSHI GJITHMONË MIQTË E MI
Po ti kush je
Jam në botën time
Pse më pyetni
Kur fort mirë e dini
Se edhe ju që pyetni
Jeni në botën tuaj
Sot nuk e kam kohën
Të pijë raki
Nësër urdhëroni
Dolli do ngrejmë
Për botën time
Për botën tuaj
Gëzuar qofshi gjithmonë
Miqtë e mi.
UNË DHE TI MIQ NË KOHË
Qielli posa ka ndezur dritat mbi qytet
Unë dhe ti miku im jemi nisur për azil
Ti në azil qenësh e unë në azil pleqësh
Ti në të majtë troturit në shesh
Bishtin tunditë e më përshendet
Mua që trotuarit i bie përpjetë
Me baqun mbaj drejtëpeshimin e tupit
E ngadal i bëj hapat me kapelën e hedhur në kokë
Me syçka të futur thellë në zgavra të kokës
Kthehesh pas miku im dhe prapë përshendetë
Iku edhe një ditë për mua dhe ty
Vitet numroj me hapa , më rëndojnë
Mbi supe si bjeshka , si kala
Mos uluro në mua se kemi qenë shokë besnik
Pëjetësisht jam njeri e ti përjetsisht qen
Mos u merzit të dy jemi frymorë
Jemi shokë, jemi miq, jemi n’azil
Të dy njësoj, ti qen unë njeri
Jetojmë jetën qençe në pleqëri
Unë dhe ti miku im besnik
Unë dhe ti shokë edhe në kohën moderne.
VDEKJA E KALIT
Tërë jetën në kurriz ngarkesë kuintalëshe
Tërë jetën ngarkesë në shpinë me shalë e pa të
frenin e drejtuam kah deshem pa të pyetur
Anash nuk shikove vetëm përpara drejtimi yt
Të shaluam maz, të ngarkuan peshë pa kufi
Shtëpinë mbajtem, fëmijët t’i rrisin ndihmove
Gjoku im sot po dorëzohesh dhe po na lë
Një lutje kam në fund në ndarje nga ti
Të jam mirënjohës për gjithë jetën shoku im
Kërkoj t’ më falësh mëkatët që bëra me ty.
Të gjitha t’i falë tha kali në prag të vdekjes
Një gjë padroni im s’do ta falë kurrë
gomarin e bërë prijës në rrugëtim
Këtë s’do ta falë asnjëherë padroni im.
(Poezi nga përmbledhja në dorëshkrim “Heshtja që fle)