Sot sipas orës së Greenwich-it në zero,zero, zero shtatë,
u realizua eklipsi hënor
katër orë më vonë u pa hëna e re në përendim
me cepa lartë në kupën e qiellit
o Zot i madh jepi njerëzimit të mirat e kësaj bote.
Sot është fillimi i periudhës hamsin
temperaturat e ftohta na vijnë nga pozitat anësore
lamtumirë arbain, menduam se iku dimri
por jo, erërat e ftohta anësore thanë
mundemi t’ia ngrijmë nënës foshnjën në bark
po të mos ishte zgjatja e ditës.
Të faleminderit o Zot, të qofsha falë
Ringjallja në tokë eklipsin sfidon.