Ali Gjeçbritaj: SHKOLLA NË KRAJË SHËNOI 87 VJETORIN E PUNËS

Shkolla ne KrajeDje me, me 10 mars shkolla fillore “Gjergj Kkastrioti – Skënderbeu” në Ostros shenoi 87 vjetorin e saj. Me këtë rast nxënësit, anëtarë të seksione që me sukses veprojnë këtu për moshatraët e tyre, prindërit dhe të tjërët shfaqën një program të larmishëm kulturo-zbavitës. Vallët e bukura popullore dhe bashkohore, recitimet, grimcat humoristike dhe këngët popullore për më së shumë se një orë i kënaqën të pranishmit, që kishin mbushur përplotë sallën e edukimit fizik. Në fillim të manifestimit për rrjedhat e arsimit në Krajë foli drejtori i shkollës z. Beqir Berjashi i cili vuri në dukje të arrituarat e këtij tempulli të diturisë, i vetmi ku mësimi zhvillohet në gjuhën shqipe në komunën e Tivarit. Ai ndër të tjera thekso se këst vit shkollor këtu fillo punnë edhe kopsht i fëmijëve, projekt ky i kahmotshëm e që u bë realitet këtë vit shkollor. Në këtë paralele të ndarë të parashkollorës nga Tivari arsimimin parashkollor po e ndjekin 18 voglushë të moshës 3-5 vjeç. Duhet theksuar se me këtë rast seksioni letrar nxori numrin 18 të revistës së shkollës “Valët” në të cilën revistë krijimet e veta letrare i publikuan nxënësit e kësaj shkolle. Anëtarët e seksionit të artit, piktorët e rinjë për publikun artëdashës organizuan ekspozitën e punive të veta nga. Pikturat, vizatimet dhe punimet tjera vizuele i mahnitën të pranishmit me bukurinë e tyre. Krahas suksesit në mësime nxënësit e kësaj shkolle dallohen edhe në aktivitetet jashtë shkollore gjë që u pa edhe me rastin e shenimit të këtij përvjetori. Shtojmënë fund se me rastin e Ditës së mësuesit dhe Tetë Marsit seksioni i dramës shfaqi komedinë “ Për tetë ditë” të dramaturgut Josip Rela.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…