PASQYRA
Shikoj fotografitë e së kaluarës
Pyes vetën
Kush jam unë?
Në pasqyrë verej fytyrën time
Rrudhat në ballë
Qimet në vetulla
Flokët borë e bardhë.
Fotografinë e vjetër
E marr pranë vetës
Krahasoj
Fytyrën time në pasqyrë
Me fotografinë e vjetër.
Fotografia
Mëe re se pasqyra më del.
Nuk dua ta besoj
Cili jam unë
Në fotografi apo në pasqyrë.
Erdha në përfundim
Jam i pasqyrës
Kam qenë ai i fotografisë së vjetër.
MOTET
Në dasëm
Me nuse me velo të bardhë
Shkojnë krushqit
Me flamuj.
Dhëndër bëhësh atëherë
Kur koha të fton në dasëm.
Zemra e njeriut s’plaket kurrë
Shenja pleqërie s’janë thinjat
Por
Udhëtarë jemi ndër mote.
Vitet e kaluara mbi supet tona
Deshmojnë pleqërinë.
THINJAT
Nëse dikush pyet
pse në kokë
kemi qime të bardha
thauani se ata nuk janë lule varri
por shenja pjekurie.
(nga përmbledhja “MOTET”)