Kolovajza e florinjtë e hënës”
Nga “Gjiri i shpresës” njërin cep,
E tjetrin atje thellë në gjithësi-
Nga bukuria e yjeve natën zbret.
Dhe i përqafon “Fëmijët e detit”
E të Tokës kah mbretëri shtrinë,
“Çelësi i artë” hap portën ditës
“Panorama e detit” rrit freskinë.
Se ç’bëjnë përshtypje të thellë
Peshqit notarë të mëdhenj atje
Lëshohen pareshtur kah bregu
Sikur t’i grishë “thesari i piratëve”.
“Bukuria e detit” çdo stinë moti
Është e madhe, tej thellësisë së tij
N’çdo “Mbrëmje pulëbardhash”
ulqinakëve vegjël shton kërshëri.
“Ani Beni, ani” i thonë shokët atij
Kur ata si pret dhe ikën për shtëpi,
Kur pulëbardhat syprinës së detit
Bëjnë aso valle që veç ku zog di!