Allmir Çaushi: STAR WARS NË ULQIN – Zgjimi i Forcës

Allmir CaushiMegahiti i shumëpritur Star Wars, pjesa e shtatë, ka thyer rekordet e shikueshmërisë.

Në thelb të serialit qëndron lufta midis së mirës dhe të keqës nëpërmes optikës komplekse frojdiane të raportit babë-djalë dhe anasjelltas.

Duke marrë shkas nga ajo që gjithherë i ka karakterizuar politikanët dhe politikën tonë ju ftojmë ta përdorim imagjinatën për të transferuar kontekstin e Star Wars në jetën politike të vitit 2015 -2016 në Ulqin.

Vit dinamik, i bollshëm në planin e lojrave “kush kujt..” diçka që na përkujton antagonizmat që hasim te Star Wars poashtu. Duke treguar se rrënjët e të mirës dhe të keqës janë shpesh të përziera, apo të korrura nga e njëjta bahçe, asocijojnë në partitë politike në Ulqin.

Sikur sugjeron titulli i pjesës së shtatë, ‘’Zgjimi i Forcës’’ (The Force Awakens), në të njëjtën mënyrë partia Forca u zgjua në vitin 2015, nga gjumi i “vellazërisë shqipo-partiake” , mision që kishte marrë mbi krahë në fillimet e saj. Zgjohet duke vërejtur se kryetari Gjeka, Han Solo, ka tejkalur buxhetin pa masë (që përsëri nuk na befason, duke e ditur se në mbretërinë e UDSH-së mbronte financat e qytetit, e pastaj udhëhoqi të famshmen “komunalno” ku krijoi minuse të jashtëzakonshme), ka bërë lëshime në shumë sfera dhe vendosi ta votonte jashtë në parlament. Plani u zbehë por nisi sezoni i akuzimeve dypalëshe për abuzime të ndryshme.  Përkujtojmë, z. Gjeka solli në pushtet Forcën kur lëshoi UDSH-në, partinë e njollosur me afërsinë e tepërt me PDS-in.

Tani, pasi u thanë lotët e derdhur gjatë kohës kur “ra Ulqini” (referencë ndaj teksteve kur PDS-i fitoi shumicën e votave në Ulqin), ish-kryetari dhe së shpejti comeback kryetari Cungu, i pritur si xhedai Skajvoker, kur mori pushtetin, do fitoi shansin e dytë për të bërë diçka, duke treguar sa i ngjashëm është seriali Star Wars me realitetin. Në Ulqin ekziston më se njëzet vite pritja e fantomit të lirisë, i cili do zhbllokojë potencialet njerëzore dhe natyrore të vendit.

Do jetë interesantë funksionimi i tandemit Cungu-Gjeka për të tretën herë – dy here kanë luajtur të pakoordinuar (kur Cungu ishte kryetarë e Gjeka drejtorë i komunallnos dhe kur Gjeka ishte kryetarë e Cungu drejtues partie dhe deputet lokal) por tani kanë trajnerin nga Qendra dhe pritet që të qesin më mirë topat njëri tjetrit.

Në fund të fundit, the First Order (PDS) dëshiron që të gjithë nxënësit e tyre të jenë së bashku në një klasë, në sezonin e zgjedhjeve parlamentare, të ruajnë vëllazërinë mbarëkombëtareforcuar me përqafimin e liderit suprem i cili më së miri din formulën e pajtimit të partive shqiptare.  Tani sikur sugjeron bilbordi i kompanisë për internet, TV dhe telefon mu pranë komunës, të gjithë janë në një pako (sve u jednom paketu). A thua ato që kanë krijuar kaos në ekonomi 25 vitet e fundit janë dora e shpëtimit apo Tokë e premtuar (?!), duke ditur se dëmet e tyre ndaj ekonomisë së shtetit dhe sidomos Ulqinit, tejkalojnë me qindra herë tërë ato çfarë ka mundur me papërgjegjësinë, padijeninë të bëjë Fatmir Gjeka.

Kriza politike në Ulqin prej skenarit të Star Wars po shndërrohet në serialin Friends dhe nëse asgjë tjetër, situata komike nuk do mungojnë.

Test i vërtetë për partitë shqiptare, sidomos Forcën, do jetë reagimi ndaj tentativës të  rrëmbimit të pesëmbëdhjetë milion metër katrorë të tokës në Kripore. Në frymën e megahitit Star Wars na mbetet porosia let the Force be with you.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi