Alltun: SË SHPEJTI NIS RESTAURIMI I HAMAMIT

Xhamia e Pashes, Pasina dzamija, HamamiDrejtori i Agjencisë turke për bashkëpunim ndërkombëtar dhe koordinim (TIKA) në Mal të Zi Ahmet Alltun ka paralajmëruar që së shpejti do të nis restaurimi i hamamit në Ulqin.

Ky është i vetmi kompleks i këtij lloji në Mal të Zi, i cili gjendet mbi Plazhin e madh, e në kompleksin e Xhamisë së Ali Pashës.

„TIKA mundohet që të mirat kulturore t’i ruajë për gjeneratat e ardhshme“, tha Alltun për „Pobjeda“.

Siç mëson Portali Ul-info, pritet që punimet në restaurimin e hamamit të përfundojnë verën e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi