Ambasada e Malit të Zi: KËRKOHET HAPJA E KUFIRIT ME KOSOVËN

Prishtina, PristinaSekretari i parë i Ambasadës së Malit të Zi në Kosovë, Nikollë Lulgjuraj, ka deklaruar se ambasada i ka kërkuar nivelit qendror malazez që ta hapë kufirin me Kosovën duke mos i kërkuar dëshmi të testimit për COVID-19 qytetarëve kosovarë.

“Neve si ambasadë na janë paraqitë shumë njerëz, që janë të interesuar me shku në pushime në Mal të Zi. Kanë vikendica (shtëpi pushimi) atje e normal edhe të tjera punë. Ka presion këtu në ambasadë por ne në ambasadë kemi ndërmarrë një masë dhe i jemi drejtuar qeverisë me një shkresë për ta rishqyrtuar situatën, posaçërisht me Kosovën”, ka thënë Lulgjuraj për emisionin SOT në Kohavision.

Ai e ka konfirmuar se ka presion edhe nga ana e komunave shqiptarëve që presin për çdo vit turistë nga Kosova.

Lulgjuraj po ashtu ka pohuar se ekonomia e Malit të Zi ka varësi të madhe nga turizmi, duke qenë se sipas tij, e përbën gjysmën e me gjasë më shumë se gjysmën e prodhimit të brendshëm bruto (GDP-së) së saj.

Derisa ende nuk ka diçka konkrete, kryetari i komunës së Ulqinit Loro Nrekiq dhe kryetari Kuvendit Komunal Ilir Çapuni kanë paralajmëruar hapjen e kufirit brenda kësaj jave. (Koha.net)

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË
Abazoviq: NË ULQIN NË SHTATOR FILLON NDËRTIMI I HOTELEVE TË KATEGORISË SË LARTË

Kryeministri i Malit të Zi Dr Dritan Abazoviq tha se Ulqini më në fund do të ketë hotele me pesë yje. Siç deklaroi ai, “Sunny Palace” do të ndërtojë një hotel luksoz në vendin e ish “Galebit”, në të cilin

OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN
OT: MBI 40 MIJË MYSAFIRË TË REGJISTRUAR QËNDROJNË NË ULQIN

Edhe në mes te gushtit Ulqini shënon një vizitë të shkëlqyer, bëjnë të ditur nga Organizata Turistike. Siç theksohet, në rivierën e Ulqinit qëndrojnë 40.715 mysafirë, prej të cilëve rreth 80 për qind janë

Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA
Sonte manifestimI tradicional: “DITËT E BAMIJEVE” NË KALA

Aktiviteti “Ditët e bamjes”, tradicionalisht për të pestën vit me radhë do të mbahet sonte, në sheshin Servantes në “Palata Venezia” në Kala, me fillim nga ora 20:00. Turistëve dhe të gjithë vizitorëve

Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE
Forca: A.LLUNJI KOORDINATOR PËR ULQIN DHE TIVAR NË TË MIRAT DETARE

  Nga Forca e re demokratike është kumtua që sot Asllan Llunji është emëruar Koordinator për Ulqin e Tivar në Ndërmarrjen të Mirat Detare. Asllani lindi në Tivar me 12.02.1992. Shkollën fillore e

Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT
Qeveria: GJITHÇKA GATI PËR FILLIMIN E NDËRTIMIT TË KOPSHTIT NË FUSHËN E ULQINIT

Ajo që është pritur prej shtatë vitesh, ndërtimi i çerdhes së re në Fushën e Ulqinit, është në prag të realizimit. Për këtë projekt kredia është miratuar nga Banka për Zhvillim e Këshillit të Evropës,