Ambasada E SHBA-së: IFTARI TË MARTËN NË TUZ

Ambasadorja e Amerikës në Mal të Zi Sju Braun (Sue K. Braun) do të shtroj të martën, me 16 korrik, në restorantin „Troja“ në Tuz iftarin privat me rastin e festës fetare islamike, muajit të Ramazanit. Më shumë se gjashtëdhjetë përfaqësues fetar, politik, kulturor, të biznesit dhe ato shoqëror të konfesioneve të ndryshme në Mal të Zi do të jenë mysafirë në mbrëmje.

Ky është iftari i nëntë të cilin e organizon ambasada e Amerikës në Mal të Zi. Ngjarje të ngjashme janë organizuar në Podgoricë 2005, 2006, 2008, 2010, në Plevla 2007, në Ulqin 2009 dhe 2011, si dhe në Bijelo Pole vitin e kaluar.

Ditën e parë të muajit të Ramazanit, iftarin në restorantin “Moraça” në Podgoricë e ka organizuar ambasada e Republikës së Turqisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi