Ambasada e SHBA-së: USAID PËRKRAHI DY INSTITUCIONE NË ULQIN

“Të hënën, me 17 qershor ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Su K. Braun do të vizitoj Ulqinin dhe do të marrë pjesë në inaugurimin solemn të projekteve të përfunduara me sukses të cilat i zbatoi Agjencia amerikane për zhvillim ndërkombëtar (USAID) në bashkëpunim me Gjykatën themelore dhe Komunën e Ulqinit”, është deklaruar portalit UL-info nga Ambasada e Amerikës në Podgoricë.

Siç thuhet, për këto dy projekte, zbatimi i të cilëve ka filluar në fund të nëntorit të vitit të kaluar me nënshkrimin e Memorandumit e mirëkuptimit, janë ndarë gjithsej 260 mijë dollarë.

Tabelat me shenjin e USAID-it do të prezantohen dhe zbulohen në të dy ngjarjet, shtohet në deklaratën e Ambasadës së SHBA-së .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi