Ambasada e Sllovenisë: NDIHMË PËR MBROJTJEN E KRIPORES

Mitja MocnikAmbasadori i Republikës së Sllovenisë në Mal të Zi Mitja Moçnik ka deklaruar se këto dy vende mund të bashkëpunojnë në projektin e mbrojtjes së Kripores në Ulqin.

“Ministri i zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit të Malit të Zi Branimir Gvozdenoviq pak kohë më parë ka vizituar Kriporen në Piran. Aty mund të zbatojmë shumëçka, të ofrojmë ndihmë rreth rregullores, statusit”, tha Moçnik për “Pobjeda”.

Ai shtoi se çdo gjë varet nga vendimet e Qeverisë malazeze.

Siç është paralajmëruar, udhëheqësia e Kripores nga Pirani së shpejti do të vizitojë Ulqinin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…