Nga 1 janari i vitit 2016 shtetasit e Malit të Zi (si dhe të Shqipërisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Kosovës, Maqedonisë dhe Serbisë) munden më thjeshtë se më parë të fillojnë arsimimin ose të punësohen në Gjermani, njoftohet për Portalin Ul-info nga Ambasada gjermane në Podgoricë.
Për hyrje në Gjermani me qëllim punësimin është e nevojshme, si edhe më parë, viza të cilën shtetasit e këtyre vendeve mund ta kërkojnë në Ambasadën e Gjermanisë në vend.
Së bashku me kërkesën për dhënien e vizës, është e nevojshme të dorëzohet oferta konkrete për arsim ose vend pune në Gjermani, si dhe pëlqimi i Entit për punësim në Gjermani.