Ambasadorët në Ulqin: NATO DO TË THOTË STABILITET, PAQE, RRITJE TË INVESTIMEVE

Filo, Haxhibeti, PoshaPërfaqësuesit diplomatik të Hungarisë dhe Shqipërisë në Podgoricë Kristian Posha dhe Ernal Filo kanë thënë se shtetet e tyre në mënyrë të fuqishme përkrahin anëtarësimin e Malit të Zi në NATO dhe presin që kjo gjë të ndodh në dhjetor të këtij viti.

Ato në tribunën, e cila është organizuar me përkrahjen e komunës së Ulqinit, folën për eksperiencat e vendeve të tyre gjatë procesit të anëtarësimit në këtë aleancë ushtarako-politike.

“Ato që duhet përmirsuar në Mal të Zi, sipas mendimit të disa anëtarëve, janë sundimi i ligjit dhe përkrahja e opinionit”, tha Posha duke theksuar se pa stabilitet dhe paqe nuk ka prosperitet ekonomik.

Filo theksoi se mbas hyrjes së Shqipërisë në NATO, në vitin 2009, investimet e huaja janë rritur tre herë, ndërsa edhe numri i turistëve është më i madh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi