Ambasadori Beci: VLERËSOJMË LARTË HAPAT E MALIT TË ZI

OLYMPUS DIGITAL CAMERAAmbasadori i Republikës së Shqipërisë në Mal të Zi Tonin Beci ka deklaruar që Mali i Zi ka arritur rezultate të rëndësishme pozitive në këtë vit.

Ai duke folur në koktejin e fundvitit në emër të përfaqësuese diplomatik të akredituar në Podgoricë, të cilin e organizoi ministri i punëve të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq, tha që janë ndërmarr reformat ekonomike dhe politike në drejtim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe kohezionit shoqëror.

“I vlerësojmë lartë hapat e suksesshëm të cilat Mali i Zi ka vazhduar ti bëj në këtë vit në rrugën e integrimeve evropiane dhe në rrugën e reformave ambicioze drejtë NATO-së”, tha Beci.

Ambasadori i Shqipërisë veçanërisht ka theksuar që Mali i Zi luan rol Pozitiv në marrëdhëniet bilaterale me shtetet e Evropës juglindore, si dhe në iniciativat regjionale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi