Kryetari i Malit të Zi Filip Vujanoviq ka pranuar akreditivet e ambasadorit të ri të Republikës së Shqipërisë Ernal Filo, i cili detyrën e vet në Mal të Zi do ta kryejë në baza rezidenciale, njoftohet nga kabineti i Vujanoviqit.
Siç thuhet, kryetari i Malit të Zi ka vlerësuar marrëdhëniet e dy vendeve me përmbajtje dhe intensive dhe shembull i marrëdhënies së mirë fqinjësore në regjion, pa çështje të hapura, me vazhdimësi të bashkëpunimit intensiv politik në nivelet më të larta, si dhe në të gjitha nivelet.
Vujanoviq konstatoi se komuniteti malazez në Shqipëri dhe komuniteti shqiptar në Mal të Zi paraqesin urë të fuqishme bashkëpunimi në mes dy shteteve.
Ambasadori Filo është pajtuar me vlerësimin e marrëdhënieve të përgjithshme duke theksuar gatishmërinë që nëpërmjet misionit të vet të rëndësishëm diplomatik të dedikohet në ruajtjen dhe përmirësimin e mëtejmë të këtyre marrëdhënieve.








