Ambasadorja e SHBA-së në Ulqin: TAKIM NË KOMUNË, ME UDSH-në …

Gjeka-UyeharaAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Mal të Zi Margaret Uyehara ka nisur ditën e sotme turin e vizitave në qytetin tonë. Ajo fillimisht u takua me Kryetarin e Komunës së Ulqinit Z. Fatmir Gjeka dhe bashkëpunëtorët e tij.

Në një bisedë të hapur dhe shumë miqësore u prekën një sere temash me interes të vecantë për komunitetin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të Ulqinit. Edhe me këtë rast u theksua harmonia dhe tolerance ndërfetare dhe ndëretnike që e bën këtë qytet të njohur në të gjithë Malin e Zi dhe më gjërë. Krahas kësaj bashkëbiseduesit u ndalën tek ceshtja e investimeve, kthimi i pronës dhe tek raportet diaspore/vendlindje, që në një të ardhme të shpejtë me ndihmën e ambasadës mund të kenë permbajtje të reja.
Një vend i vecantë në takim iu kushtua ndihmës që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin SHBA respektivist Ambasada në demokratizimin e vendit dhe në marëdhëniet të cilat janë të bazuara në vlera të përbashkëta.
Ambasadorja Margaret Uyehara e cila ishte mahnitur me vizitën paraprake që kishte bërë në Valdanos, paralajmëroi së shpejti vizita të tjera në Ulqin.

image (1)Pastaj, në selinë e Unionit Demokratik të Shqiptarëve, kryetari i kësaj parti Mehmed Zenka me bashkëpunëtorë pritën Ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, znj. Margaret Ann Uyehara, në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ulqin.

Duke e falënderuar znj. Uyehara për respektin dhe konsideratën e treguar ndaj tyre, nga UDSH-ja shprehen se SHBA-ja për to, por edhe për shqiptarët në tërësi, paraqet faktorin kyç të stabilitetit të Malit të Zi dhe Ballkanit.

“Poashtu, dëshirojmë të shprehim kënaqësinë që gjatë bisedimeve me ekselencën e saj kishim rastin të shfaqim kërkesat politiko-ekonomike të Shqiptarëve në Mal të Zi, gjegjësisht, të shpalosim mendimet dhe idetë tona për përmirsimin e pozitës së tyre në këtë vend”, përfundojnë nga UDSH.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi