Ambasadorja e SHBA-së organizoi iftarin: PËR TË 9 HERË

“Ne jemi këtu të shprehim respektin tonë ndaj traditës islame. Me tubimet tona ne theksojmë pasurinë dhe rëndësinë e diversitetit”, tha të martën mbrëmje në Tuz ambasadorja e SHBA-së në Mal të Zi Sju Kej Braun.

Ajo në restorantin “Troja “ organizoi iftarin në të cilin morrën pjesë përfaqësuesit e Qeverisë, Parlamentit, partive politike, Drejtësisë, medieve dhe organizatave joqeveritare,si dhe ambasadorët e Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Nga Ulqini ishin kryetari i Ulqinit Nazif Cungu, deputetët Genci Nimanbegu, Fatmir Gjeka dhe Dritan Abazoviq, kryetarja e Gjykatës themelore Lirije Buzuku, gazetarët Ismet Kallaba dhe Mustafa Canka, si dhe inxhinierët Nexhat Kapidani dhe Zhilbert Tafa.

Të pranishmëve u drejtua dhe reis i Bashkësisë Islame në Mal të Zi Rifat ef. Fejziq, i cili u falënderua të organizuesve për iftarin, të cilin ambasada e SHBA-së e organizon për të nëntën herë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…