Ambasadorja Shtajnaker: DISA AKOMA NUK E KUPTOJNË RËNDËSINË E KRIPORES

Gudrun StajnakerAmbasadorja gjermane Gudrun Shtajnaker ka thënë se është kyçur në zgjidhjen e problemit të Kripores sepse biologët nga ky vend kanë vërtetuar se biodiversiteti i jashtëzakonshëm i kësaj zone është i rëndësishëm jo vetëm për Malin e Zi por edhe për Europën.

“Ky lokalitet nuk mund të vështrohet si i ndarë por është pjesë e një tërësisë e cila përfshinë hapësirë më të gjerë, pjesë e potencialit unik të Ulqinit të cilit i takojnë Ada e Bunës, Plazhi i madh, Kalaja dhe Valdanosi, si po ashtu të rëndësishëm”, tha ajo në Green Culture Fest, ndërsa transmeton “Dan”.

Shtajnaker shtoi se vitin që kaloi është bërë goxha shumë në shpëtimin e Kripores. “Por, ka akoma shumë punë për të bërë, sepse ka nga ato të cilët nuk e kuptojnë rëndësinë e saj“, theksoi ambasadorja e Gjermanisë duke konstatuar se duhet të ekzistojë përgjegjësia konkrete që këto zona në Ulqin të mbrohen dhe ruhen për gjenerata të ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi