Ambasadorja Shtajnaker: PROKURORI SPECIAL PO MERRET ME KRIPOREN

Gudrun ShtajnakerAmbasadorja e Gjermanisë në Mal të Zi Gudrun Shtajneker ka deklaruar se privatizimi i Kripores është lëndë e interesimit të gjykatave malazeze.

„Me këtë rast po merret prokurori special. Por, kjo është çështje e tyre“, tha ajo në Ulqin gjatë shqyrtimit publik mbi Draftin e vendimit për shpalljen e Kripores përmendore të natyrës.

Shtajnaker theksoi se Kriporja duhet krejtësisht të mbrohet, ndërsa Banka zhvillimore gjermane (KfW), mbasi që zona të vendoset në Ramsar listën dhe të bëhet Përmendore e natyrës, do të jap donacion të rëndësishëm.

Sipas fjalëve të saja, Kriporja mund të josh turistët në Ulqin gjatë gjithë vitit. „Është e nevojshme që Ada, Plazhi i madh dhe Valdanosi të ruhen“, shtoi ambasadorja gjermane.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…