Ana e Malit: BURIMET E UJIT TË PIJSHËM TË HELMUAR

323182Fshatrat e Anës së Malit Shtegvash, Muçaj, Kravari naltë dhe i poshtëm, Gjonaj dhe Rashtish nuk kanë telefoni fikse dhe internet, por rreth një mijë e gjysmë banor të kësaj Bashkësie lokale kanë problem shumë më të madh se këtë – të gjashtë burimet e ujit të pijshëm janë krejtësisht të parregullt.

Këtë e vërtetoj analiza themelore, të cilën laboratori në Tivar, ma kërkesë të Shtëpisë së shëndetit në Ulqin, e cila është bërë me 17 shtator dhe e cila ka treguar që në kampionin e ujit nga kroi, gjegjësisht nga burimet Telaj, Muçaj, Curaj, Shtegvash, Gjonaj dhe Kravar ekzistojnë kryesisht dy apo tre bakterie.

Reporteri i “Vijesti” ka vizituar fshatin Kravar dhe në bisedë me vendasit ka zbuluar të dhëna të çuditshme që disa nga to, edhe pse rrallë, megjithatë konsumojnë ujin burimor për pije.

“Për Zotin, unë deri dje e kam pirë”, thotë imami i fshatit Omer Demiraj. Ai, si dhe vendasit tjerë, pohon që problemi kryesor që burimet e ujit të pijshëm nganjëherë përzihen me fekale.

“Burimet janë të pasiguruara, ndërsa derdhja e ujërave fekale nga shtëpitë është e parregulluar”, tregon Demiraj.

Shpëtimi i vetëm, siç thekson ai, është kyçja e fshatrave në rrjetin e ujësjellësit. Në pyetjen a erdhi ndonjëri nga përgjegjësit që ta zgjidh këtë problem, Demiraj tund kokën: “Ato vijnë kur janë zgjedhjet, pastaj na harrojnë”.

Teksti i plotë: Kliko KËTU

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…