Me date 2 shkurt 2023 është bërë betonimi i pllakës së Qendrës së Komunitetit Krythë. Ky projekt është një investim që po mbulohet në tërësi nga diaspora e ketijë komuniteti.
Objekti ka një sipërfaqe mbi 500m2, ndërsa parcela ku po ndërtohet objekti përfshinë afro 3000m2. Objekti ka poshtë depon e tij, sipër ka sallën e madhe, kuzhinen, 3 tualete, dhe 3 dhoma për nevojat funksionale. Parashikohet që salla e kësaj qendre të ketë rreth 120 vende për njerëz, ndërsa parkingu për 50 vetura.
Kjo parcelë është blerë nga z. Qamil Çapriqi, dhe i njëjti pronën e ka kaluar në pronësi të xhamisë së Krythës.
Qendra e Komunitetit është ideuar e projektuar në atë dimension që të jetë shumëpërdorimëshe dhe do të shfrytëzohet për disa nevoja si:
- Tubime të ndryshme rinore apo shkollore
- Konferenca
- Funerale
- Organizim iftaresh apo dua të 52-tave, dhe
- Aktivitete të ndryshme kulturore.
Kjo qender do të jetë në shërbim të banorëve të fshatit Krythë, Anës së Malit, apo edhe Qytetit në rast nevoje, pra do të jetë e një interesi të gjërë shoqëror.