Analiza e fundit e Monstat-it: RROGAT NË ULQIN VAZHDOJNË TË JENË MË TË ULËTA NË VEND

Në raportin e fundit mujor të Entit shtetërorë për statistikë Monstat thuhet që rroga mesatare në këtë vend gjatë korrikut ishte 469 euro, gjegjësisht është më e vogël për 3,2 për qind se në të njëjtën periudhë vitin e kaluar.

Sipas kësaj analize, në Ulqin vazhdon të jetë rroga më e ulët mesatare në Mal të Zi dhe është 380 euro. Para Ulqinit janë Danillovgradi me 400, Bijello Pole me 403, Andrijevica me 405 të pagës mesatare të qytetarëve të tyre në korrik, ndërsa shumë përpara janë Tivari me 438, Budva me 467 apo Podgorica me 514.

Monstat-i arriti në përfundim që në krahasim me vitin e kaluar pagat në Ulqin kanë shënuar rritjen më të madhe në vend, përkatësisht janë rritur për tetë për qind. Kjo e dhënë shpjegohet me faktin që për arsye të inspekcioneve të shpeshtuara dhe rritjes së rrogës minimale punëdhënësit në Ulqin në muajt e fundit ishin të detyruar ti rrisin rrogat e punëtorëve të vet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…