ANALIZA E KATËRT E SEZONIT

Mbas dhjet ditëve të  jashtëzakonshme, Ulqini fillon me shpejtësi të zbrazet nga mysafirët. Radha pafund e makinave është shënuar të dielën duke lëshuar vendin në pikën kufitare Sukubinë dhe kjo fotografi do të vazhdoj deri në fund të javës së ardhshme.

Edhe pse mbetet të analizohen rezultatet e këtij sezon, shumë shpejt do të vërtetohet që dhe kjo ishte vetëm edhe njëra në radhë të atyre që i kemi tash 25 vite. Sepse, gjithçka lidhet me parullën: kush kap më shpejt e më shumë! E këtu turizëm dhe mysafirë të kënaqur ka pak e më shpesh aspak.

Sidomos nëse në sezon hyhet me pritje të mëdha, me dëshirë që të fitohet aq sa të shtyhet i gjithë viti, të paguhen këstet e kredisë, detyrimet ndaj shtetit, komunalit. Nëse dihet që këtë vit duhej të druhej më së shumti nga ispekcionet, atëherë fotografia e turizmit tonë, me episodin e pakuptueshëm të mungesës së ujit në mes të sezonit apo me kaosin në trafik, bëhet e plotë.

Kësaj gjithsesi i kontribuon dhe mos kyçja e komunitetit më të gjerë në zhvillimin e kësaj dege më të rëndësishme ekonomike. Kush e mban mend kur ka diskutuar Parlamenti lokal për turizëm, a dinë ndokush a ekziston strategjia për zhvillimin e turizmit, sidomos strategjia e menaxhimit të destinacionit.

Për këtë arsye është lehtë të konkludohet që betejën për mysafirë Ulqini me sukses po e humbet në terrenin e vet. Sepse, edhe kjo sezon ka treguar që hapësirë për sukses ka mjaftueshëm, që Ulqini duke iu falënderuar bukurive natyrore, plazheve të rregulluara bukur, vendasve të sjellshëm dhe disa dhjetëra iniciativave private, është destinacion i dëshirueshëm për turistët nga të gjitha shtetet e regjionit dhe botës.

Me pak më shumë vizion, përkushtim, përpjekje, dëshirë, dashuri, ky qytet mund të kishte nga turizëm të paktën pesë muaj. Sigurisht, me rinovimin e hoteleve të rrënuar dhe shkatërruar. E, vetëm kjo është punë. Pjesa tjetër është lodhje, mundim që zgjatë sa vija në rërë. Deri në dallgën e parë.

Ato që nuk e besojnë këtë, le të informohen sa është paguar taksa e banimit, ose ta shohin në shembullin e vet atëherë kur të konkludojnë sa para i kanë mbetur kur ti paguajnë të gjitha detyrimet dhe kreditë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Infografika: SI INFORMOHEN TË RINJTË NË VENDIN TONË?

Të rinjtë kryesisht i marrin informacionet e tyre përmes rrjeteve sociale, kryesisht nga Instagram, TikTok dhe Snapchat. Në një masë më të vogël informohen përmes Facebook dhe YouTube, pastaj përmes mediave online, apo portaleve. Disa