Rezultatet e analizës së ujit të detit e cila në plazhet e Ulqinit është bërë në fillim të kësaj jave kanë treguar që nga 12 lokalitetet në dhjetë ajo ishte e kualitetit shumë të mirë. Por, në lokalitetet Plazhi i vogël dhe Plazhi i madh, para hotelit “Lido”, cilësia e ujit të detit ka kaluar kufijtë e lejueshëm.
Për këtë arsye, siç theksohet, menjëherë është porositur matje e përsëritur e kualitetit të ujit në mënyrë që të vërtetohet a ekziston burimi i përhershëm i ndotjes.
“Deri në marrjen e rezultateve të përsëritura të analizave, përdoruesit e plazheve janë lajmëruar që, si masë paraprake, në plazhet e veta ti vendosin flamujt e kuq. Po ashtu, menjëherë pas marrjes së rezultateve nga Enti për hidrometeorologji dhe sizmologji, ato janë nisur inspektorit Republikan të ujit dhe Inspekcionit komunal të komunës së Ulqinit për veprim të mëtejshëm. Për rezultatet e analizave të përsëritura, të cilat i presim në afatin prej dy ditëve, opinioni publik po ashtu do të lajmërohet me anë të medieve dhe faqes së internetit www.morskodobro.com”, është lajmëruar nga të Mirat detare.