Fillimi i sezonit kryesor turistik në rivierën e Ulqinit starton në frymën e konstatimit të përgjithshëm të punëtorëve turistik që mysafirë ka më shumë se vitin e kaluar, por që rezultatet financiare janë më të dobëta. Kjo patjetër është e pritshme nëse dihet që standardi i qytetarëve në vendet nga vijnë numri më i madh i mysafirëve në Ulqin është në rënie në krahasim me vitin e kaluar dhe ka më shumë mysafirë nga Bosnja dhe Hercegovina. Kjo shpjegohet si pasoj e regjimit të ri që qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës kanë për udhëtim në Kroaci, si dhe fillimin e afërt të muajit të shenjt të myslimanëve, Ramazanit.
Si zakonisht, mikpritësit ankohen në konsumin më të vogël dhe taksat e mëdha që duhet paguar shtetit. Këtu poashtu janë dhe këstet e kredive që duhet të paguhen, por edhe njohuria që vetëm me punë të madhe dhe të suksesshme gjatë sezonit mund të anulohen minuset që ekzistojnë në buxhetet e gati të gjithë banorëve të komunës.
Është e evidente që inspekcionet shtetërore janë shumë agile nga 1 maji, ndërsa ato lokale shumë më pak. Ka pak përmirësime cilësore në zgjidhjen e problemeve në komunikacion, me vend parkimeve është akoma më keq, derisa qentë e rrugës, dilerët dhe lypsët janë problem i pazgjidhshëm për këtë pushtet.
“Është e vërtet që kriza globale ekonomike e ka bërë të veten, por mendoj që të gjitha betejat për mysafirë ne i humbim në fushën tonë”, thotë drejtori i agjencisë turistike Bonitatours Munib Abazoviq. “Për ne është e rëndësishme që ne vet me vete të zgjidhim problemet e hapura: a jemi të gatshëm që në mënyrën më të mirë të presim mysafirët, a jemi ne të gatshëm që të japim çdo gjë që mysafiri të ndjehet mirë. Nëse kjo me vite realizohet, atëherë mysafirët e kënaqur do të jenë propaganda jonë më e mirë. Por, ne gjithmonë gjatë sezonit diçka fillojmë të ndërtojmë. Kjo më nuk mund të tolerohet”, shtoi ai.
Por, kohë për përmirësime nuk ka. Edhe këtë sezon do të jetë sipas asaj fjalës së vjetër popullore: “Çka kemi mbjell, atë do të korrim!