Analiza e tretë e sezonit: PO KALON SI STUHI

Ky sezon po kalon si ndonjë stuhi, furtunë apo cunami. Në momentin që do të filloj, do të jetë i përfunduar. Gati se është bërë rregull tërë këto vite: sezoni na ngjan me vijat në rërë. Efektet e tija janë të dukshme deri në dallgën e parë.

Për këtë arsye edhe këtë sezon tensionimi është i rritur. Sepse, detyrimet ndaj bankave dhe shtetit janë të mëdha, inspekcionet marrin frymë te qafa e të gjithëve, kostoja e jetesës rritet, e duhet të mbijetohet 300 ditët tjera të vitit.

Për këtë arsye për komunitetin tonë të vogël dhe njerëzit që bëjnë pjesë në të është me rëndësi jetike të ruajnë gjakftohtësinë dhe dinjitetin. Sepse, sezonet vijnë dhe ikin, e Ulqini ka vetëm një rrugë dhe duhet të shihemi me bashkëqytetarët 300 ditët e mbetura.

Ndoshta ka të drejtë një miku im Gjerman, i cili më tha që Ulqini tani në fakt humbet nga turizmi, përkatësisht nga ajo çfarë quhet këtu turizëm. Sepse, mysafirët, thotë ai, shpenzojnë ujë, rrymë elektrike, shfrytëzojnë plazhet dhe infrastrukturën dhe lënë mbeturina, derisa komuna është dhe formalisht në falimentim.

Për këtë arsye menjëherë pas sezonit duhet të ulet dhe hapet diskutimi dhe debati i gjerë rreth të ardhmes turistike dhe të përgjithshme të kësaj komune. Të bëhet Strategjin e menaxhimit të destinacionit për disa vitet e ardhshme, pasi as nuk përmendet Plani strategjik i komunës.

Sepse, në këtë mënyrë më nuk guxohet të punohet. Konkurrenca është gjithnjë më e madhe, duhet të fitojmë tregje të reja, derisa kriza lëkund gjithë regjionin. Ulqini i ka asetet e veta, ka çka ti ofrojë të gjithëve, por së pari duhet të dijë çfarë dëshiron në të vërtet.

E turizmi sot është zanat dhe shkencë dhe ka ligjet, rregullat dhe standardet e veta. Edhe ato janë si të natyrës : nëse i nxirrni nga dera, do ju futen nga dritarja. Për këtë arsye tek ne akoma çdo kush hynë si dëshiron dhe bënë çka ti bie në mend.

Le të shpresojmë që sezoni i vërtet fillon dhe deri në fund të gushtit riviera e Ulqinit do të jetë plotë dhe që turistët do të shpenzojnë më shumë. Për këtë arsye tani në mënyrën më të bukur duhet të punohen dhe këto katërdhjetë ditët e mbetura të sezonit dhe në këtë mënyrë ti dërgohet mesazhi mysafirëve që të vijnë në Ulqin edhe vitet e ardhshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi

Intervista e parë e kryetarit Omer Bajraktari: GJENDJA NË KOMUNË, VIZIONI I ZHVILLIMIT, PLANET…