Analizat e fundit të ujit të detit, të cilat i bëri Instituti për biologjinë e detit, kanë treguar që në të gjithë bregdetin e Ulqinit ajo është me cilësi të lart për larje.
“Të gjithë mysafirët dhe qytetarët tanë mund pa rrezik të lahen dhe kënaqen në det”, tha drejtori i këtij institucioni të njohur Mirko Gjuroviq.
Analizat e cilësisë së ujit të detit bëhen në Ulqinit, gjatë verës, çdo 15 ditë, në nëntë lokalitete, sipas projektit të Ndërmarrjes publike për menaxhimin e të mirave detare.