Analizat e para të cilësisë së ujit në plazhe: KREJT NË RREGULL

Rezultatet e analizave të ujit të detit të cilën në 12 plazhet e Ulqinit e ka kryer Ndërmarrja komunale për  menaxhimin e të Mirave detare kanë treguar që është të cilësisë shumë të mirë. Pra, në të gjitha plazhet cilësia ishte e klasës K1, që është nota më e lart.

Rezultatet e këtyre analizave që janë kryer në 8 dhe 9 qershor gjithsesi janë inkurajuese, sepse vitet e kaluara në fillim të Plazhit të madh dhe në degën e djathtë të Adës cilësia e ujit ishte diçka më e dobët.

“Të mirat detare” kanë deklaruar që Programi i përcjelljes sanitare të cilësisë së ujit të detit në plazhet publike do të bëhet gjatë gjithë vitit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

B.Sella: DUHET BËRË RIORGANIZIMI I BASHKËSIVE LOKALE

TV Ul-info, A. Ibrahimi: REGJISTRIMI PËR NE ËSHTË ÇËSHTJE THELBËSORE

Reportazh: Deti dhe ndërkulturalizmi