Ekspertët e Qendrës forenzike në Danillovgrad kanë njoftuar se „substanca e bardhë e pluhurit“ të cilën në fund të vitit të kaluar në epruvetë i është dorëzuar Qeverisë së Malit të Zi nga ana e CZIP-it është – kripë.
Në këtë mënyrë është hequr dyshimi i prokurorisë që dikush me „pluhur të bardhë“ ndoshta deshi t’i shkaktojë dëm kryeministrit Millo Gjukanoviq.
Epruvetën me kripë nga Kriporja CZIP-i ia ndau vitin e kaluar politikanëve dhe zyrtarëve në kuadër të aksionit „T’i japim mundësi Kripores së Ulqinit“.