Edhe pse dje lideri i Forcës së re demokratike Nazif Cungu nënshkroi Aneksin 2 të Marrëveshjes për koalicionin paszgjedhor me PDS-në në emër të koalicioni “Forca për bashkim”, dy përfaqësueset tjera të këtij koalicioni paszgjedhor, Iniciativa qytetare nga Tuzi dhe Lëvizja qytetare “Perspektiva” e Amir Hollajt, nuk ishin të pranishëm gjatë këtij akti.
Drejtuesi i Iniciativës qytetare Maliq Çunmulaj refuzoi ftesën e Cungut të jetë i pranishëm në këtë ceremoni.
Njëjtë vepruan edhe deputeti i Alternativës shqiptare Nik Gjeloshaj dhe kryetari i Unionit demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka.