Partia demokratike e socialistëve ka publikuar në faqen e vet Aneksin 2 të Marrëveshjes së koalicionit paszgjedhor të bashkëpunimit me “Forcën për bashkim” me të cilin, siç thuhet, përcaktohet dinamika e operacionalizimit dhe konkretizimit të çështjeve të dakorduara.
Në fillim të Aneksit theksohet se nënshkruesit e Marrëveshjes në afatin prej 60 ditësh “do të përgatisin propozimin e zgjidhjes juridike të Ullishtës në Valdanos duke siguruar interesat e shtetit, Komunës dhe pronarëve të ullishtës”.
Shtohet që me zgjidhjet e reja të propozuara do të përfshihet valorizimi turistik, si dhe ndërtimi i hotelet në Mendër.
Aneksin 2 të nënshkruar mund ta lexoni duke klikuar këtu -> dps_-_forca